Sht. Pri 20th, 2024

lajmet ditore dhe lajmet për laboratoret dhe çmimet e testit COVID-19-e hënë, 10.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 10, 2020

***14 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 172 raste të reja.IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 114 persona,***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti, që deri në fund të pandemisë, të ndajë pagesa shtesë në muaj për punëtorët shëndetësorë.Sipas tij, këtë kërkesë ia ka bërë të hënën dhe ka hasur në mirëkuptimin e tij.***Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë pjesë e Qeverisë Hoti. Ajo ka thënë se për shkak të nevojës për unitet në dialog me Serbinë dhe për shkak të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të PDK-së, Kadri Veseli, duhet të ketë bashkim të PDK-së në qeveri me LDK-në, AAK-në e Nismën…***MSH-ja publikon emrat e institucioneve private ku do të kryhen testet për COVID-19.Është njoftuar se 29 prej këtyre institucioneve janë lejuar të bëjnë testimet. 27 prej tyre testime serologjike e dy teste PCR. Dy laboratorët që bëjnë testet PCR janë në Prishtinë e Lipjan. Këto teste, që janë edhe më të sigurtat, janë bërë deri më tash vetëm nga IKSHPK-ja.***Kanë kaluar 3 muaj që kur qytetarët e shumtë janë në pritje të 170 eurove nga pakoja emergjente, e të hënë vjen lajmi i mirë që paratë kanë filluar të ju dalin në llogari qytetarëve…Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia nga ana e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që krahas menaxhimit të kësaj situate, të krijohen kushtet për kthimin në shkolla të nxënësve.Në një konferencë për media të mbajtur sot. PDK ka thënë ndër të tjera se shtatori po e gjen Kosovën dhe qeverinë e saj pa një plan konkret se si do të vazhdojë mësimi për vitin 2020/2021.***moti: të martën IHMK parashikon mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 16c deri 28c.***covid-19 në Kosovë: total raste 10419.Të Shëruar: 6058, ***www.rtvarberia.com***
Me poshtë tabela e Laboratoreve të lincesuar për kryerjen e testeve COVID-19
Dy të shenjuara me bold (3,4) kryejnë testet PCR ndërsa 27 të tjerë testet serologjike.
Për testime serologjike për COVID-19, ka aplikuar edhe laboratori privat në Prishtinë ‘Analiza’.
Valon Sopa, udhëheqës i këtij laboratorit, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë se a janë licencuar. Megjithatë, ai pret që të hënën, më 10 gusht, të marrin licencën nga Ministria e Shëndetësisë dhe të fillojnë me testime serologjike.Çmimi i një testi serologjik, jo më shumë se 20 euro.Sa i përket çmimeve për teste serologjike që do të mund të kryhen në këtë laborator, Sopa thotë se nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.Disa spitale në Prishtinë kanë paralajmëruar se mund të bëjnë teste me metodën PCR për COVID-19, dhe çmimi mundet të jetë deri në 50 euro.Ofertat dhe kërkesat diktojnë çmimet

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *