lajmet e mbrëmjes, e hënë 24.08.2020

***Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti me partnerët e koalicionit.Kryetari i Nismës Fatmir Limaj pas përfundimit të takimit me liderët e koalicionit ka thënë se tema kryesore e diskutimit mes tyre ka qenë dialogu me Serbinë dhe takimi i Washingtonit.Sipas Limajt, ne takim nuk është diskutuar çështja e presidentit. Kreu i Nismës ka thënë se në takim kanë diskutuar edhe për përplasjet mes parterëve të koalicionit duke thene se kualicioni është stabil.Ai ka thënë se ka qenë dakordim i përbashkët që në dialog Kosova është e gatshme të marrë pjesë me qëllime të qarta…*** Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 99 raste të reja.Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 152 pacientë.***Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër COVID-19.Pa përmendur sasinë, Zemaj ka thënë se po punohet që të sigurohen vaksinat kundër COVID, të cilat sipas tij, do të jepen falas për qytetarët e Kosovës.***Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ka folur rreth takimit që patën te henen kryetarët e komunave me kryeministrin Avdullah Hoti, ku u bisedua për vendimin e fillimit të procesit mësimor.Ai ka dhënë detja enmga takimi, deri sat ha se edhe më tutje po vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme të ndryshme dhe ai si shqetësim ka ngritur çështjen që nuk kanë asnjë informatë për shkollat në mënyrë se a duhet të hapen apo jo…***Xhafer Gashi që është pjesë e Këshillit Drejtues të AAK-së, ka thënë se pozita e Presidentit të Kosovës i takon kësaj partie pasi t’i skadojë mandati Hashim Thaçit.Sipas tij kjo pozitë nuk mund t’i takojë LDK-së..***sport Prishtina e ka humbur me rezultat zyrtar, 3:0, ndeshjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln. Kjo ndeshje ishte anuluar dy herë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra prishtinase.Dhe ashtu si pritej Prishtina u eliminua me vendim zyrtar të UEFA-s.***moti: java e fundit e gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës së martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius..***covid-19 në Kosovë: total raste 12547.Të Shëruar: 8657, ***www.rtvarberia.com***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi