Sht. Kor 27th, 2024

lajmet, e mërkurë, 26.08.2020

By Rtv Arbëria Gus26,2020

***Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe për mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata speciale në Hagë), deklaroi për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri..*** Katër persona kanë vdekur dhe 157 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar te merkuren në Kosovë.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë.***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka përjashtuar mundësinë e diskutimit të temave tjera në takimin e Uashingtonit, pos asaj që është thënë se do të jetë e vetmja – ekonomisë.Vuçiq u shpreh kështu të mërkurën, pasi priti në Beograd anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodikun.Takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Vuçiqit, është paralajmëruar për 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë..***Qeveria e Kosovës ka aprovuar planin për realizimin dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2020:2021.Rreth 9 milionë ka kërkuar Ministria e Arsimit nga Qeveria e Kosovës, e cila edhe i ka ndarë aq për këtë plan në mbledhjen e mbajtur të mërkurën pasdite.Këtu ndër të tjera përfshihet mbajta e mësimit online dhe mirëmbajtja e shkollave sipas rekomandimeve të IKSHP-së. Fondet janë ndarë nga programi për rimëkëmbjen ekonomike..***Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi..***moti: të enjten parashikohet mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 12deri në 28 c..***covid-19 në Kosovë: total raste 12840.Të Shëruar: 8942, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *