LDK zyrtarizon dhjetë kandidatë për kryetarë të komunave, Abdixhiku, kandidati për Istogun Ilir Ferati

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar se ka zyrtarizuar edhe dhjetë kandidatë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Befasi padyshim është emri i ish-deputetit tw LDK-sw, Ilir Feratit, kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, pasi gara në këtë degë ishte mjaftë interesante.

Ja njoftimi:

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *