Pre. Pri 26th, 2024

Ministri Vitia tregon kur do të dalë raporti i ri mbi gjendjen në Deçan

By Rtv Arbëria Kor 14, 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se sot (e mërkurë) do të vijë raporti i ri për situatën në komunën e Deçanit, ku u helmuan mijëra qytetarë.

“Do të ndalën në disa zhvillime të fundit në Komunën e Deçanit ku nga dje deri më sot në ora 11 gjithsej kanë kërkuar ndihmë 1056 qytetarë nga të cilët pjesa më e madhe e tyre janë mirë dhe ata që kanë simptoma ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt”.

“IKSHKP-ja vazhdon hulumtimin në terren dhe raporton dy e tre herë në ditë dhe besoj që para orës 18 do të vij edhe raporti i ri nga Deçani për të cilin do të njoftoheni me kohë”.

“Gjatë vizitës në Deçan janë diskutuar nevojat emergjente që kanë për tejkalimin e situatës dhe janë bërë listat e nevojshme për të cilat MSh-ja ka siguruar një sasi të konsiderueshme të barnave për t’u dhënë ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

“Një numër i analizave më specifike janë dërguar jashtë vendit dhe për rezultatet do të ju njoftojmë në kohë reale”.

I pyetur për detajet e analizave, ministri Vitia ka thënë se janë marrë mostrat dhe do të dërgohen gjatë kësaj jave me gjasë në vendet e rajonit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *