Sht. Kor 27th, 2024

Mirësëvini diasporë, rritet fluksi i ardhjës së mërgimtarëve

By Rtv Arbëria Kor4,2023

Jemi në sezonin e verës dhe bashkatdhetarët ia kanë mësy pushimeve në Kosovë.

Numri i mërgimtarëve që po vijnë në vendlindje është në rritje. Indeksonline ka vizituar sot aeroportin e Prishtinës ku ka ndjekur fluksin e ardhjes së mërgimtarëve dhe ka parë nga afër kushtet që aeroporti “Adem Jashari” i ofron për ta. Shumica nga ta po vijnë për qejfe dhe gëzime, por ka nga ta që kanë arsye prekëse në ardhjen e tyre verore në Kosovë.

Derisa numri i tyre ka filluar të shtohet dita-ditës, ka prej atyre që kishin udhëtuar drejt Kosovës për vetëm katër ditë.

Me hyrjen e tyre në aeroportin e Prishtinës mërgimtarët i thanë fjalët e para.

“Na ka marrë malli për të gjithë, por më së shumti për familjen”, u shpreh njëri prej tyre.

Shumë të emocionuar ata u pritën nga familjarët me lule e përqafime.

E derisa u pyetën se çfarë u kanë sjell familjarëve, si gjithmonë dhurata më e mirë jetë çokollata.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *