Murati dhe përfaqësuesit e bankave diskutojnë për mbështetjen e prodhuesve vendor

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe menaxhmentin e lartё të bankave komerciale për të diskutuar lidhur me operacionalizimin e dy masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit të MFPT-së, në këtë takim u diskutua për masën 2.1, subvencionimi i kredive investive dhe masës 3.6 – mbështetja e likuiditetit familjar.

“Kёto masa kanё pёr qёllim kreditimin e bizneseve prodhuese si dhe mbёshtetjen e likuiditetit familjar, si faktorё qё ndikojnё drejtpёrdrejtё rritje ekonomike dhe rritje tё mirёqenies sё qytetarёve. Siç u shpreh ministri Murati gjatё takimit, masa 2.1 subvencionimi i kredive investive synon rritjen e investimeve tё reja nё kapacitete prodhuese dhe pёrpunuese, tё cilat rrjedhimishit rrisin punёsimin dhe ndikojnё nё zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik. Krahas bizneseve prodhuese, duke konsideruar rёndёsinё e veçantё tё fuqizimit tё grave nё ekonomi, e njejta masё aplikohet edhe pёr bizneset jo-prodhuese tё udhёhequra nga gratё. Pёrkatёsisht, me anё tё kёsaj mase Qeveria do të mbёshtesё kreditё për bizneset prodhuese dhe ato në pronësi të grave për të financuar zgjerimin e kapaciteteve, duke subvencionuar deri në 20% të kryegjësë së kredisë, më saktësisht 10% të kryegjësë në fillim, si dhe 10% tjera në fund të kredisë në rast se janë përmbushur objektivat e investimit. Nё anёn tjetёr, masa 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar ka pёr qёllim kreditimin e amvisёrisё deri në 3,000 euro, qё do t’iu mundësojë shumë familjeve ta kenë më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale. Si rezultat i takimit, palёt u dakorduan se do tё vazhdojnё bashkёpunimin pёr implementimin e masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, duke kaluar nё fazёn teknike tё operacionalizimit tё masave 2.1 dhe 3.6”, thuhet në njoftim.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punёs dhe Transfereve, ndër të tjera favorizon bindshëm bizneset prodhuese si një ndër akterët me rëndësi të zhvillimit ekonomik të vendit. Pakoja gjithashtu ka fokus të veçantë krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Prandaj, operacionalizimi i masave të lartëcekura është kyç për realizimin e prioriteteve të Qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi