Enj. Tet 10th, 2024

NGJARJE DITE, E DIELE, 28.03.2021

Kurti emëron tre këshilltarë politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka emëruar tre këshilltarë politikë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Kurti ka zgjedhur që politikisht të këshillohet nga Fëllanza Podrimaj, Jeton Zulfaj dhe Shenaj Shala. Kjo e fundit do ta ketë edhe detyrën e Shefes së Protokollit.
Duket se këta nuk do të jenë këshilltarët e vetëm të Kurtit. ZKM-ja shkruan në komunikatë se “Të emëruarit gjatë kësaj jave janë”, duke renditur emrat më pas.
Të tre këta ishin pjesë e kabinetit të Kurtit edhe gjatë Qeverisë Kurti I..

Qytetarët nga Presheva shpresojnë për zhvillim ekonomik dhe njohje të diplomave nga Kosova

Zhvillim ekonomik, njohje të diplomave nga Kosova e punësim po kërkojnë qytetarët e Luginës së Preshevës. Ata shprehën të pakënaqur me qeverisjet e deritanishme komunale, derisa theksojnë se kanë nevojë për punësim të të rinjve, të cilët nuk po arrijnë të punësohen, meqë nuk u njihen diplomat.
Procesi zgjedhor për votimin e kryetarit të ri dhe 38 këshilltarëve në Kuvendin Komunal po vazhdon në Preshevë. Gastronomia dhe qendrat tregtare tash e më shumë se dy javë janë të mbyllura në këtë komunë. Ndërkohë, që në kushte pandemie po organizohen edhe këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
Qani Haliti thotë se ndihet i zhgënjyer me gjendjen në Preshevë. Ai për KosovaPress tregon se sot bashkë me familjarët e tij kanë ardhur për të votuar për ndryshim.
Haliti: Udhëheqësit që kanë qenë s’kanë treguar interesim për popullatën në Preshevë
“Sot e mora familjen komplet me veturë dhe kemi ardhur për të votuar. Pritjet e tona jam të mëdha, deri tash fare nuk jam i kënaqur me disa udhëheqës…kohën e fundit jam kthyer gjithë i zhgënjyer për Kosovë, për arsye se edhe duke parë udhëheqësit që kanë qenë, nuk kanë treguar një interesim për popullatën në Preshevë”, thekson ai.
Banori nga Presheva, Rexhep Bektashi thotë se kanë shumë kërkesa drejtuar qeverisjes sa ardhshme lokale..

Këta janë personat e parë që do të vaksinohen në Kosovë

Sot Kosova do të furnizohet me vaksinat Anti-COVID të AstraZenecas nga COVAX. Ata që do të vaksinohen të parët me to do të jenë punëtorët shëndetësorë në vend.
Ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë është thënë disa herë se Kosova ka plotësuar kriteret për furnizim me vaksina, vendi është një ndër vendet e fundit që po furnizohet sot me vaksina.
Nga 100 mijë e 800 doza të vaksinave të premtuara në raundin e parë të furnizimit, sot Kosova do të furnizohet me 24 mijë doza.
Pjesa tjetër e tyre është premtuar të vie deri në muajin maj.
Ndërsa, institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID -19. Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza.
Me ardhjen e vaksinave, ata që do të vaksinohen të parët do të jenë një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, personave të moshuar mbi 80 vjeç dhe të moshuarve dhe qytetarëve me sëmundje kronike.
Pjesa tjetër e qytetarve, do të vaksinohet me vaksinat tjera që pritet të vinë deri në muajin maj.
Ndërsa, në disa komuna tashmë janë bërë edhe përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.
Në Prishtinë është përgatitur salla “1 Tetori” si qendër për vaksinim, ku pritet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë.
Kurse në komunat tjera vaksinimi do të kryhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Me ardhjen e furnizimit me vaksina nga COVAX, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Kujtojmë që në mungesë të vaksinës, Shqipëria deri më tani ka vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZenecas..

10 të vdekur vdekur nga Covid, 914 raste të reja dhe 602 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
602 TË SHËRUAR DHE 914 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 914 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 302 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 10 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Osmani: Drejtësia ka munguar, e kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që ajo të bëhet e mundshme

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, drejtësia ka munguar dhe ne e kemi borxh institucional që të bëjmë gjithçka drejtësia të bëhet e mundshme e që kryesit e këtyre masakrave të marrin dënimin meritor.
Postimi në Facebook:
Sot ndamë dhimbjen me familjet Bogujevci e Duriqi, të cilat 22- vjet më parë në Podujevë humbën më të dashurit e tyre në një ndër masakrat më mizore të forcave serbe mbi civilët shqiptar. Shumica dërmuese e të vrarëve ishin fëmijë.
Drejtësia deri sot ka munguar, ndërkaq ne e kemi borxh institucional, e mbi të gjitha moral e njerëzor, që të bëjmë gjithçka drejtësia të bëhet e mundshme e që kryesit e këtyre masakrave të marrin dënimin meritor!.

Moti
Gjatë dites se hene parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 14 gradë celcius Ne Tirane mot pjeserisht me diell poashtu , temperaturat do te levizin nga 7 deri në 21 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste:87.981 , Të shëruar: 71813 ,të vdekur: 1830

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *