NGJARJE DITE, E ENJTE 15.04.2021

Osmani: Prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, znj. Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, znj. Richardson, në emër të të gjithë agjencive të Kombeve të Bashkuara, e përgëzoi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërtuar tashmë ndër vite.
Ndërkaq Presidentja Osmani i përgëzoi të gjitha Agjencitë për punën e bërë dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në vend, si dhe adresimin e shumë çështjeve të cilat jo çdo herë e kanë marrë fokusin e duhur publik.
“Padyshim se prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë dhe menaxhimi sa më i mirë i pandemisë. Njëkohësisht, dua të potencoj që institucionet e reja në vend do të promovojnë një mentalitet të ri udhëheqës, i cili ka në fokus përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, avancimin e barazisë gjinore, garantimin e kohezionit social, si dhe mbrojtjen e mjedisit si parakusht edhe për mbrojtjen e shëndetit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për konktretizim të angazhimit përmes implementimit të projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e objektivave zhvillimore për vendin tonë…

Ministri Liburn Aliu priti në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti përfaqësuesin special të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.
Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe sigurinë rrugore.
Të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, efikasitetin e energjisë, si dhe kalimin në burime të energjisë së rinovueshme.
Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin ambasadorin, si dhe shprehi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë mjedisin dhe infrastrukturën.

Gërvalla takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Ministrja Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që Austria i ka ofruar Kosovës, duke e ndihmuar në zhvillimin e shumë sektorëve.
Palët diskutuan për marrëveshjet bilaterale, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë.
Ambasadori Weidinger, theksoi përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. U diskutua edhe çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu u bisedua edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, rolin e veçantë që ka luajtur Austria në sigurimin e vaksinave për Kosovën si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim..​

17 të vdekur vdekur nga Covid-19, 599 raste të reja dhe 868 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
868 TË SHËRUAR DHE 599 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën

Ndodhin lëvizjet e para për rinisje të dialogut, Lajçak takon virtualisht zëvendësin e Kurtit

Lëvizjet e para në drejtim të rinisjes së dialogut janë zhvilluar sot.
Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në një video-konferencë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi.
Këtë Lajçak e ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se takimi ishte mjaft frytdhënës.
Ajo që bie në sy, është fjalia e fundit e Lajçak se “u pajtuam që së shpejti ta vazhdojmë bisedën”.

Moti
Gjatë dites se premte parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 1 1 deri në 10 gradë celcius. Ndersa ne Tirane poashtu parashihet mot pjeserisht me diell , temperaturat do te levizin nga 10 deri në 19 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 100135 ,Të shëruar: 85196 ,të vdekur: 2039

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi