Enj. Tet 10th, 2024

NGJARJET E DITËS, E DIEL, 08.11.2020

Zemaj paralajmëron masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ai ka treguar se para masave të reja sot është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi dhe kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës, Hysen Sogojeva.
“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid1. Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik. Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 730 raste të reja me koronavirus, ndërsa vetëm në Prishtinë 312. Po ashtu kanë vdekur 11 persona si pasojë e COVID-19.
“Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdeshëm në respektimin e masave anti Covid”, ka shkruar Zemaj…

11 të vdekur dhe 730 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 730 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja janë nga testimi i 1794 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Numri total i të vdekurve ka arritur në 755, ndërsa i të infektuarve në 24.155.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 75 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 16.122. Janë 7278 raste aktive.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit..

Në Shqipëri dy të vdekur dhe 501 të infektuar brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
Rastet sipas shpërndarjes gjeografike: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Albulena Haxhiu: LDK do ta marrë goditjen nga qytetarët shumë shpejt, Isa Mustafa ka humbur toruan

Anëtarja e kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kërkon që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje në mënyrë që Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin. Ajo përsëritë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet e as përkrahjen e qytetarëve.
Në një intervistë me shkrim, Albulena Haxhiu, e komenton edhe deklaratën e Isa Mustafës se “Presdenti i takon PDK-së”, për të cilin thotë se e ka humbur toruan dhe sipas saj partia e tij do të marrë goditjen nga qytetarët.
E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë partner LDK-në apo PDK-në pas zgjedhjeve të reja, këto parti Haxhiu i ka quajtur të “stërvjetruara”, teksa shton se do të bashkëpunojnë me ata që i kanë qëndruar besnik qytetarëve.
Tutje, Haxhiu ka folur edhe për zgjedhjet në Podujevë, ku vlerëson se zgjedhjet nuk duhet anuluar, teksa thekson se “Kosova ende ska mbajtur zgjedhje por krahasuar me vendet që kanë mbajtur zgjedhjet ne sërish i kemi punët më së keqi në menaxhim të pandemisë”..

Klinaku: Vazhdon beteja juridike rreth skadimit të mandatit të Gjykatës Speciale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se do të vazhdojë beteja juridike rreth skadimit të mandatit të Gjykatës Speciale.
Ai përmes një postimi i “godet” edhe juristët e gjithëdijshëm ku thotë se ata duhet ta kenë parasysh se Gjykata Kushtetuese këtu, dhe dhoma e veçantë e Gjykatës Kushtetuese atje në Hagë, vetëm mund ta bëjnë interpretimin, përkatësisht referimin e Kushtetutës.
Ndërsa sa i përket vazhdimit apo mosvazhdimit të mandatit të Gjykatës Speciale, sipas Klinakut mund të bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës me 2/3 e deputetëve, përfshi edhe 2/3 e pakicave e duke amandamentuar Kushtetutën.
“Derisa të bëhet kjo, Gjykata Speciale është ilegale”, përfundoi Klinaku.

MOTI

Të henen parashikohet mot me diell . Temperaturat do të levizin nga 0 deri 15 gradë Celsius. Mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 8-23 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:

Total raste: 24155.Të Shëruar: 16122. Të vdekur:755
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *