Mër. Maj 1st, 2024

NGJARJET E DITES, E DIEL, 10.01.2021

By Rtv Arbëria Jan 10, 2021

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të kësaj partie në FB.
Tutje thuhet se në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.
Ky është njoftimi i plotë:
Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.
Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.
Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Prishtinë
10.01.2021
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Haradinaj prezanton emrat e 9 kandidatëve për deputetë nga Deçani

Ka nisur mobilizimi i partive politike, qysh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputit Etem Arifi, duke rrëzuar kështu qeverinë e drejtuar nga LDK në krye me Avdullah Hotin.
Edhe AAK po mbanë takime me degët e saj, derisa po prezanton edhe emrat e ri të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Është shefi i grupit parlamentar të AAK-së, i cili shpalos emrat që do të jenë pjesë e listës në garën e zgjedhjeve parlamentare nga Komuna e Deçanit.
Ky është postimi i plotë i tij në FB:
Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit bashkëbiseduam me kandidatët për deputetë që do ta përfaqësojnë Deçanin ne keto zgjedhje; Arbër Tolaj, Arif Ahmetxhekaj, Erblina Tahiraj, Hajdar Sutaj, Rasim Selmanaj, Ramë Likaj, Shkumbin Demaliaj, Time Kadriaj dhe Ukë Osaj.
Ky ekip garanton fitoren e Deçanit sikurse rezultatin befasues që do ta ketë Aleanca në këto zgjedhje.
Në këtë ekip janë pesë kandidatë që garojnë për herë të parë: Rama, Hajdari, Erblina, Arifi dhe Uka.
Suksese!

Dy të vdekur e 253, raste të reja,645 te sheruar me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar rezultatet e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 persona si pasojë e Covid 19,
Ndërsa, nga 1586 mostra të marra, 253 kanë rezultuar pozitivë. Lajm i mirë është që 646 persona kanë arritur të shërohen në 24 orët e fundit!

Çmenden mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake nga marsi, sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Iowas.
Gazeta serbe “Politika” shkruan se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (“Ushtrisë së Kosovës”) do të bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse të Aleancës në Irak dhe Siri.
Gazeta shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane.
Historiani Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social thotë se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të heqin dorë nga ajo politikë.
Ai ka thënë se njoftimi i ushtrimeve të përbashkëta është një lloj presioni ndaj Beogradit.
“Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac..

Ramush Haradinaj thotë se nuk është më pjesë e hetimit nga Gjykata Speciale

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është më pjesë e hetimit të Speciales andaj edhe nuk do t’i bie që të dorëhiqet nëse merr postin e presidentit.
“Nuk jam më subjekt i hetimit ose i shqyrtimit të mëtejmë ligjorë. Në rastin konkret parlamenti i vendit krijon dy te tretat për zgjedhje e presidentit ato mund t’i krijojë edhe në të ardhmen që nëse Haradinaj jep dorëheqje ose një Haradinaj tjetër kushdo qoftë një udhëheqës me rëndësi që pas këtyre zgjedhjeve partitë politike të krijojnë dy të tretat”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.
Ku do të vuajnë dënimin të dënuarit potencialë të Speciales
Më 19 korrik të viti 2020, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit sepse ishte i ftuar nga Gjykata Speciale….

Mustafa: Sondazhet janë propagandë, LDK do të radhitet e para

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka shumë kohë që ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ish-kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Rama tha për media që Rama para mediave se lufta e Kosovës nuk përfundon me Vjosa Osmanin presidente, e as Albin Kurtin kryeministër.
Raportet e ftohta mes Ramës dhe Kurtit njihen edhe në kohën kur Kurti ishte kryeministër i vendit.
Mirëpo në një video të vitit 2017, kryministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me Kurtin, të cilin thotë se do ta kishte votuar në zgjedhje nëse do të merrte pjesë.
Rama shprehët ndër të tjera që Kurti është një shqiptar intelegjent që dallon nga të tjerët,

Moti
Të henen parashikohet mot me shi dhe borë, temperaturat do të levizin nga -1 deri 3 gradë Celsius. Mot me shi në Tiranë, me temperatura nga 8-18 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 53776. Të Shëruar: 46259. Të vdekur: 1377.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *