Sht. Kor 27th, 2024

NGJARJET E DITËS SË MARTË, 25.05.2021

By Rtv Arbëria Maj25,2021

Hajdari për vendosjen e reciprocitetit: Po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është sqaruar përsëri lidhur me deklaratën e saj për vendosjen e reciprocitetit me shtetin e Serbisë.
Ajo tha se “se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë”.
Hajdari shtoi se Qeveria nuk e konsideron reciprocitetin si armë hakmarrjeje por si parim që ka në concept barazinë.
Ministrja tregoi se akutalist janë duke finalizuar analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të marrin ndonjë vendim.
Njoftimi:
Deklarata ime në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit është keqinterpretuar. Unë nuk kam thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por kam thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.
Aktualisht po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë. Tani kemi edhe drejtor të ri të doganave dhe meqë shumë prej barrierave të Serbisë nuk janë sistemike por sporadike, ne na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët tanë doganorë për ta zbatuar reciprocitetin.
Në Qeverinë Kurti 1 e patëm vendosur reciprocitetin gradual pas dy muajve.
Reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve.
Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato. Dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga shkelja e dinjitetit dhe e të drejtave…

Edhe Zogaj reagon ndaj Kurtit pas tërheqjes së qeverisë nga masa e Reciprocitetit

Pas tërheqjes së Qeverisë Kurti nga masa e Reciprocitetit, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se më shumë i vjen keq prej atyre që janë mashtru prej Albinit sesa për mashtrimin si të tillë.
“Me keq po me vjen prej atyre qe jane mashtru prej Albinit ne lidhje me reciprocitetin sesa per mashtrimin si te tille. E kane shume problem te mashtruarit ta arsyetojne tash terheqjrn e Albinit. Jane te trulluar. S’e kane te qarte cka ndodhi” shkruan Zogaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Më keq po më vjen prej atyre që janë mashtru prej Albinit në lidhje me reciprocitetin sesa për mashtrimin si të tillë. E kanë shumë problem të mashtruarit ta arsyetojnë tash tërheqjen e Albinit.
Janë të trulluar. S’e kanë të qartë çka ndodhi.
Mundohen me e lidhë Albinin e sotëm me atë të fushatës, e s’ju del kërkah.
Nuk munden me besu që “Ndryshimi i madh” përfundoi në “Mashtrim të madh.” Keqardhje për besë..

Osmani u takua me përfaqësuesit e fondacionit Heinrich Boell Stiftung

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e fondacionit gjerman të të gjelbërve Heinrich Boell Stiftung.
Në takim palët diskutuan për rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perendimor dhe për Republikën e Kosovës ne veçanti. Presidentja Osmani theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisi janë dhe do të jenë prioritet gjatë mandatit të saj. Ajo tha se pandemia na e ka bërë të qartë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, me ç’rast e ka potencuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për arritjen e këtij qëllimi.
Në mes tjerash, Presidentja Osmani u shpreh se Kosova duhet të përqafojë një model të zhvillimit ekonomik që është i bashkrënditur me agjendën e gjelbër, ngase faktet nga terreni dëshmojnë se një gjë e tillë jo veçse është e mundur, por edhe ekonomikisht më e arsyeshme.
Palët diskutuan edhe për rëndësinë e Deklaratës nga Samiti i Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se në prag të takimit të radhës të liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, duhet të identifikohen mjetet dhe politikat për zbatimin e zotimeve në praktikë..

Paralajmërohet një tjetër fitore bindëse për Kurtin, Shala i del në mbështetje kryeministrit

Lajmi se Qeveria Kurti është tërhequr nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, sikurse që kishin premtuar në fushatën zgjedhore në zgjedhjet e fundit, ka ngjallur reagime të shumta nga opozita dhe njohësit e çështjeve politike.
Mirëpo, në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, ka dal analisti politik, Krenar Shala.
Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sikurse Kurti të vendoste reciprocitetin e gjithë garda tjetër do të ngrihej në këmbë për ta akuzuar qeverinë për prishje me Amerikën.
Ai mendon se pikërisht kjo gardë që po e kundërshton do të jenë përgjegjës për humbjen e madhe që do të kenë në zgjedhjet e ardhshme.
Ja shkrimi i tij:
Reciprociteti, reciprociteti – me pasë vendosë ishin qu kta “garda e kritikës” peshë tu thonë: “pse po na prishni me Amerikën? Pse nuk po koordinoheni me ta?”
Prandaj kjo “garda e kritikës”, sipas të gjitha gjasave, tu vazhdu me ksi lloj kritike, kanë me konë edhe niher përgjegjës që Albini me i marr prapë 50% në zgjedhjet e ardhshme.

1 i vdekur, 258 të shëruar dhe 11 raste me Covid-19

Njoftimi i Plotë nga IKSHPK

258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.
Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!!

Aksidentohet një automjet i udhëtarëve në Ferizaj, humb jetën shoferi 16 vjeçar

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se një person i moshës 16 vjeçare ka humbur jetës në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Mirosale rreth orës 15:00, .
Sipas njoftimit, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 15:10 në fshatin Mirosale të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së
lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, humb jetën drejtuesi automjetit A.K ( M/SH/K), i moshës 16 vjeçare ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emërgjencës nga spitali rajonal i Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë
në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin.

Ambasada e Kosovës e konfirmon aksidentin në Bullgari, një diplomat i shtetit është ngarkuar me rastin

Ambasada e Kosovës në Bullgari, ka konfirmuar për Klan Kosovën aksidentin e minibusit me pasagjerë kosovarë, ku ndërroi jetë ngasësi.
Mes tjerash thuhet se një diplomat i shtetit, është ngarkuar me rastin.
Një shofer i një mini-busi me pasagjerë nga Kosova, ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm, siç raportoi Hsakovo, medium lokal bullgar si pasojë e një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari.

Parashikimi i motit:

Gjatë ditës së mërkurë parashikohet mot pjesërisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 24 gradë celcius, Mot me diell në Tiranë me temperatura nga 15 deri në 29 gradë celcius.

Covid-19 në Kosovë:
Total Raste: 107.269 , Të Sheruar: 101.467 , Të vdekur: 2.241 ,Raste aktive:3.551
www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *