Hën. Shk 26th, 2024

NGJARJETT KRYESORE TE DITES, E ENJTE, 08.04.2021

By Rtv Arbëria Pri 8, 2021

Alblin Kurti emëron edhe tre zëvendësministra tjerë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministër në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit eshte emeruar Daulina Osmani, zëvendësministre e Shëndetësisë, është emëruar Dafina Gexha- Bunjaku, ndërsa Kreshnik Ahmeti është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deri m ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra.”

Zëdhënësi i Qeverisë sqarohet për punësimet e familjarëve të VV-së!

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Republikës, ka sqaruar opinion publik rreth punësimeve të familjarëve të LVV-së, Sami Uka dhe Rabit Konjufca.
Ai ka thënë se u takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë.
“… dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve”, ka shkruar ai..

Arben Vitia jep lajmin: Ja kur pritet të vijë kontingjenti i dytë i vaksinave nga Covax

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nga salla “1 tetorit”, aty ku po jipen vaksinat, ka thënë se pritet që në fund të prillit ose në fillim të majit të vijë edhe dozat e tjera, saktësisht kontingjenti i dytë i vaksinave.
Ai ka thënë tutje se pavarësisht numrit të qytetarëve që po vaksionohen masat e vendosura nga qeveria nga e mërkura duhet të zbatohen.
“Kontigjenti i dytë i këtij grupi pritet të vij nga fundi i prillit ose nga fillimi i majit, këto janë së paku fjalët që kemi nga mekanizmit covaks. Ndërsa për dozën e dytë është qershori. Jemi në kohë”, tha Vitia.
Ai tutje ka theksuar se janë në diskutime me kompani prodhuese dhe me shtete mike që të ndihmojnë Kosovë që të ketë furnizim me sa më shumë vaksina..

12 të vdekur vdekur nga Covid-19, 871 raste të reja dhe 642 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
642 TË SHËRUAR DHE 871 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!!

Nicola Orlando takohet me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve mike.
Orlando në një postim në Twitter ka bërë të ditur se takimi kishte karakter njohës.
“Në vazhdën e takimeve të mia njohëse, sot u prita nga ministri Armend Mehaj.
Ne shqyrtuam bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm. Ai vlerësoi rolin historik të Italisë në KFOR dhe unë i urova sukses”, shkruan ai.

Ambasada e SHBA-së: Miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur.

Zyrat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, më 8 prill të vitit 2008 ishin kthyer në ambasadë.
Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thuhet se vendndodhja e përfaqësuesve mund të ketë ndryshuar, por se miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë.
“13 vjet më parë, më 8 prill 2008, pasi Kosova fitoi pavarësinë e saj, zyrat tona u bënë ambasadë.
Teksa emri, vendndodhjet dhe ndërtesat tona mund të kenë ndryshuar, miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Moti
Gjatë dites se premte parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 10 gradë celcius. Ndersa ne Tirane parashihet mot me diell , temperaturat do te levizin nga 2 deri në 16 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 96212 ,Të shëruar: 80132 ,të vdekur: 1960

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *