Sht. Pri 27th, 2024

OAK takohet me një delegacion të Ministrisë së Bujqësisë së Maqedonisë Veriore

By Rtv Arbëria Qer 20, 2021

Njohja reciproke mes dy palëve, krijimi i kontakteve me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit reciprok, avancimet në sektorin e bujqësisë së Maqedonisë Veriore, me qëllim të përfitimit të njohurive dhe shkëmbimit të përvojave profesionale, ishin temat e diskutimit në takimin në mes delegacionit të Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) dhe delegacionit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë Veriore.

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës theksuan që Maqedonia Veriore ka shënuar përparime të mëdha sa i përket bujqësisë, strategjisë së zhvilluar dhe përkrahjes e subvencionimit të ofruar ndaj bujqve, duke veçuar se kjo është një praktikë e mirë që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera.

Shefi i kabinetit Dritan Ramadani përshëndeti iniciativën e ndërmarrë nga ana e OAK-ut për të realizuar këto takime, me qëllim të krijimit të urave të komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave nga të dyja vendet.

Ai tha se Kosova është partner stategjik i Maqedonisë Veriore për eksport të mallrave, e sidomos të produkteve bujqësore, ndërsa u shpreh i hapur për bashkëpunim në këtë drejtim.

Palët u dakorduan që të krijohen grupe punuese të përbashkëta, për dhënie të rekomandimeve në plotësim-ndryshime të legjislacionit, shkëmbim të përvojave dhe çështjeve të tjera të rëndësishme rreth bujqësisë, si një nga sektorët më me potencial për zhvillimin e vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *