Sht. Kor 27th, 2024

Përurohet akseleratori i dytë në Onkologji, Kurti: Instalimi e montimi është bërë në kohë rekorde

By Rtv Arbëria Gus11,2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë bërë përurimin e akseleratori të dytë në Klinikën e Onkologjisë.

Kurti, para medieve, theksoi se kjo pajisje do të ketë rëndësi të madhe për pritjet e pacientëve, pasi sipas tij, brenda këtij viti nuk do të ketë më pritje. Shefi i Qeverisë potencoi se instalimi dhe montimi i kësaj pajisje është bërë në kohë rekorde.

“Përurimin e akseleratorit të dytë klinik, i cili është i teknologjisë më modern që në kuadër të radioterapisë bën rrezatimin me rreze jonizuese me saktësi maksimale në luftimin e tumoreve duke mos dëmtuar edhe indet e tjera rrotull, ajo çka është e re në këtë pajisje, që kjo teknologji e fundit i përshtatet sipërfaqes së tumorit, dhe në këtë mënyrë arrin që të mos bëjë dëmtime anësore”, u shpreh Kurti.

“Njëkohësisht në kohë rekord kanë arritur që ta bëjnë instalimin dhe montimin e kësaj pajisje, të akseleratorit të dytë, që do të përfitojnë të gjithë pacientët deri tash koha e pritjes ka qenë 6, ndërsa tash sipas drejtorit Ilir Kurtishi, kjo kohë do vihet në zero shumë gjasa brenda këtij viti”.

“Pra nga gjashtë javë deri në tetë javë sa ka qenë koha e pritjeve, tash listat e tilla nuk do të jenë të tilla, brenda këtij viti. Për gjashtë muaj ka qenë plani që të bëhet instalimi dhe montimi dhe është bërë për tre muaj e nëntë ditë”.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se kjo aparaturë kap vlerën e mbi 1 milion euro dhe se deri në fudn të vitit pritejet e pacientëve do të jenë zero.

“Sot është një ditë e rëndësishme për shëndetësinë Kosovare sidomos për pacientet. Ashtu siç tha kryeministri sot përuruam akseleratorit e ri në vlerë prej 1 milion e 440 mijë euro i cili ta i e tutje do të ju shërbej të gjithë pacientëve për radio terapi dhe lista e pritjes që ka ekzistuar çdo herë dhe vazhdimisht ka variruar në bazë të kërkesave dhe problemeve që kanë pas paciente deri në fund të viti do të bëhet zero”.

“Përveç këtij investimi, është se në Klinikën e Onkologjisë deri në fund të këtij viti po investohen mbi 2 milionë euro duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën do të ketë edhe shtim të kapaciteteve”, tha ai.

Drejtori i Institutit të Onkologjisë Ilir Kurtishi, tha se deri tash pacientët këtë shërbim e kanë marrë jashtë vendit, kurse tash do të trajtohen në Kosovë.

“Me këtë investim me aparaturën e re pacientët tan do të kenë trajtim më modern edhe më meritor. Për herë të parë në Kosovë do të përdorim një teknik të re të rrezatimi e cila quhet sterotaksik e cila bëhet në formë të veçantë për forma të veçanta të tumoreve të lokalizuar në tru ose vende të caktuara të vendeve tonë”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *