Mër. Nën 13th, 2024

Ramush Haradinaj pjesë e dialogut?

Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherësh edhe pjesë e Kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj, tha se është i orientuar në menaxhimin e komunës së Suharekës.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ai thotë se Këshilli Drejtues i partisë vendos nëse Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e dialogut.

“Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës janë organet e partisë që dhe është Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë”.“

Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj”, tha Muharremaj.

Muharremaj pretendon që ta udhëheq këtë komunë edhe për katër vjet dhe thotë se shumë shpjet do ta paraqes edhe planin e tij qeverisës.

“Këtë herë do të dalin qytetarët fitues. Unë angazhimin e kam bërë punën e kam bërë dhe po vazhdoj dhe besoj që do të jem fitues”.

“Vazhdojmë me punë tona në fshat dhe shumë shpejt do të dal me programin për 4 vjetët e ardhshme. Presim datën e zgjedhjeve sepse kemi një program shumë të mirë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *