Enj. Pri 25th, 2024

Situata me pandeminë Covid-19, Memli Krasniqi i shkruan letër kryeministrit Kurti

By Rtv Arbëria Gus 31, 2021

Pas përkeqësimit të situatës me pandeminë Covid-19, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti.

Në letrën e dërguar, Krasniqi i ka shprehur shqetësimet e tij kryeministrit Kurti, duke kërkuar një reagim urgjent dhe një angazhim maksimal të institucioneve shtetërore.

Madje, duke parë situatën kryetari i PDK-së kërkoi edhe ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie.

Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, njoftoi përmes një positmi në rrjetin social Facebook, Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

I brengosur me gjendjen tejet të rëndë të pandemisë, kur vendi ynë po përjeton një tragjedi, sot i kam dërguar një letër Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, për të shprehur shqetësimin tim për mungesën e një menaxhimi efikas, e për të kërkuar një reagim urgjent dhe një angazhim maksimal të institucioneve shtetërore.

Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie.

Për këtë, do të bisedoj edhe me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *