Sht. Kor 27th, 2024

Sveçla kërcënohet me jetë nga një profil me emrin “Severna Brigada”

By Rtv Arbëria Sht5,2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të martën e pesë shtatorit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan.

Në postimin e ministrit në Facebook janë vërejtur komente nga profile të ndryshme, ku në mesin e tyre është edhe një koment me një profil “Severna Brigada”, apo “Brigada e Veriut”.

Në komentin e këtij profili është një kërcënim në gjuhën serbe ndaj ministrit Sveçla, “Unë do ta bëj vetëgjyqësinë, vetëm prite momentin”.

Pikërisht, kjo organizatë u shpall terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të këtij viti së bashku me organizatën tjetër, “Mbrojtjen Civile” të cilat veprojnë në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

Dy organizatat numërojnë qindra pjesëtarë nga radhët e komunitetit serb.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, u tha gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 29 qershor.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *