Pre. Pri 26th, 2024

Sveçla në Bërnjak dhe Jarinjë, falënderon policinë për punën e madhe në terren

By Rtv Arbëria Tet 4, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka vizituar pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë ku ka parë nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Sveçla ka thënë se MPB dhe agjencistë vartëse, përfshirë Policinë e Kosovës me kohë kanë bërë përgatitjet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes,

Postimi i plotë i ministrit Sveçla:

Sot në orët e hershme të mëngjesit kam vizituar pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, për të parë nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë vartëse, përfshirë Policinë e Kosovës me kohë kanë bërë përgatitjet e nevojshme, si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore, po ashtu edhe të atyre administrative e logjistike, ku bëjnë pjesë edhe stikersat, në mënyrë që të fillojë me kohë zbatimi i marrëveshjes dhe të iu mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë për të lëvizur me automjetet e tyre pa problem.

Takova dhe falënderova zyrtarët e të gjitha institucioneve, në veçanti zyrtarët e policisë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pakursyer në interes të vendit, sigurisë nacionale dhe zbatimit të marrëveshjes.

Gjatë kësaj vizite kam kërkuar që Policia e Kosovës të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe kontrabandës, si dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e në veçanti për kufinj të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurtë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *