Hën. Mar 4th, 2024

Teksa presin në Merdar, mërgimtarët pastrojnë ambientin

By Rtv Arbëria Gus 21, 2021

Një numër i madh i mërgimtarëve që kaluan pushimet verore në Kosovë kanë marrë rrugën për në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Por ata po përballen me kolona të gjata në pikat kufitare në Kosovë.

Mirëpo, disa mërgimtarë të shtunën gjersa ishin duke pritur në kolonë bënë të gjest për t’u lavdëruar.

Disa persona filluan të mbledhin mbeturinat përreth ambientit ku po qëndronin.

Pa dyshim që një gjest i tillë është për t’u duartrokitur.

Ndryshe, sipas përditësimit të të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin deri në 5 orë në kufirin në Merdarë.

Pritje të gjata duket të ketë edhe në pikën kufitare në Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *