Sht. Tet 5th, 2024

Tërhiqet nga gara Sami Lushtaku, ja kush garon në vend të tij

Dega e PDK-së në Skënderaj është mbledhur sot pasdite në një takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar për kandidaturën e Sami Lushtakut, një ditë pasi Supremja vërtetoi dënimin për të.

Në këtë takim, siç merr vesh media është propozuar që Lushtaku të largohet nga gara për shkak të problemeve ligjore, kurse në vend të tij të garojë bashkëpunëtori i ngushtë i Lushtakut, Fadil Nura.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Rinisë Demokratike, Florent Lushtaku përmes një postimi në Facebook.

Lushtaku përmes Facebook-ut e ka uruar Nurën. “Nga sot PDK dhe Skënderaj prapë po bëhen bashkë. Suksese Kryetar Fadil Nura!”, ka shkruar Lushtaku por më pas e ka fshirë postimin nga llogaria e tij.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *