Vela e quan Vulinin këlysh të gruas së Millosheviqit, pasi e fyu presidenten Osmani

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, pasi e ka fyer presidenten e Kosovës.

Vela e ka quajtuar Vulinin ‘këlysh të gruas së Millosheviqit’, pasi ky i fundit e ka fyer Osmanin për fizikun e saj.

“Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në # Serbi . Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.

Sot gjatë ditës, Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit për revistën “Der Spiegel”, dhe si kundërpërgjigje e ka fyer atë.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin, shkruan B92.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Ëilly Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit.

Mira Marković’s puppy during 1990s in JUL, Aleksandar Vulin is the mouthpiece of the primitive, violent and sexist regime in #Serbia. Vulin serves his current master, Aleksandar Vučić with the same vigor & dedication like he served Milošević. Disgusting!https://t.co/JpGMgEsqCh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi