Vrasja në Gjilan: Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve V.H., E.N., R.I., A.S. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 08 Nëntor 2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen ‘’Arbëria’’, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E.R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E.R., në atë mënyrë që të pajisur me dy lloje të armëve të zjarrit, kanë gjuajtur shtatë (7) herë në drejtim të njërit tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vdekur i ndjeri E.R., ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe i pandehuri V.H., i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë.

Të pandehurit e sipërshënuar me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi