Pre. Maj 17th, 2024

1 Maji në Gërmi, Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e veturave

By Rtv Arbëria Pri 30, 2024

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që me 1 Maj të ndalohet qarkullimi i makinave, në rrugën që të shpie te parku “Gërmia”.

Përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku urban”, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente, rruga është e mbyllur për automjete të tjera.

“Kryetari i kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente. Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *