Hën. Pri 29th, 2024

14 raste të reja me COVID

By Rtv Arbëria Nën 4, 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.

Në total numri i rasteve aktive është 443.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.

Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *