Sht. Maj 18th, 2024

Përfundojnë ndeshjet e javës së 32 të Superlliges së Kosovës në futboll

By Rtv Arbëria Maj 5, 2024

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës ka shënur fitore 3:1 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin “Intelektual” i shënuan: Baftiu (2) dhe Krasniqi.

Fitore arriti edhe lideri, Ballkani – të cilët mposhtën Dukagjinin në Suharekë me rezultatin 3:0.

Golat për ekipin e Ilir Dajës i realizuan: Lindon Emërllahu, Nazmi Gripshi dhe Edvin Kuc.

Në “Zahir Pajaziti” Llapi i Tahir Batatinës shënoi fitore 3:2 ndaj Feronikelit 74.

Golat për skuadrën e kaltër i shëuan: Hyseni (2) dhe Ahmed Januzi.

Rezultatet tjera në Superligën e Kosovës java 32-të ishin këto:

Liria 0:1 Prishtina

Malsiheva 0:0 Gjilani

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *