Die. Tet 6th, 2024

Kurti për Dole: Vajtojmë e nderojmë një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i pikëlluar pas vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole.

Kuri i dërgon ngushëllime të përzemërta familjes së tij, teksa thotë se vajtojnë dhe nderojnë një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës.

”I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole.

Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të domosdoshëm të lirisë së Kosovës. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kurti

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *