Sht. Pri 27th, 2024

Përmbledhje e lajmeve ditore -e dielë 26.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 26, 2020

***220 raste të reja me Covid-19 dhe 121 të shëruar.***Isa Mustafa vlerëson rolin aktiv të ShBA-së për dialogun, thotë se përkrahje duhet dhënë edhe për Hotin e Thaçin.***Vuçiq porosit bashkësinë ndërkombëtare: Nëse mendoni se do nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës, as mos na thirrni në dialog.***Një lëkundje tërmeti është ndjerë sërish në Shqipëri, kësaj here me epiqendër 6 kilometra larg qytetit të Peqinit. me magnitutë 4 të shkallës Rihter.***Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik të mërkurën, më 29 korrik, njoftohet në faqen e kësaj organizate ndërkombëtare..***Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, pritet që të hënën të vendosë nëse do të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit.Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, ka thënë se vendimi do merret nesër dhe falja e namazit pritet të bëhet vetëm në hapësira të hapura.*** Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i vazhdon vizitat nëpër familje e qytete të ndryshme të vendit. Nga këto vizita, Thaçi po publikon edhe fotografi. Por ajo që bie sy në sy është se ai nuk po i respekton masat e Qeverisë, Pa dorëza e distancë fizike, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po i vazhdon vizitat e tij anë e kënd Kosovës.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, temperaturat të hënën do të lëvizin nga 13 deri në 27 gradë celcius,mundesi për të reshura dhe shkarkime rrufesh***covid-19 në Kosovë: total raste 7137, të sheruar, 3874.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *