Die. Pri 28th, 2024

Lajmet e mesditës, e hënë 27.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 27, 2020

****Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.Me këtë rast Hoti është njoftuar për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.*** Edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Koordinatorin Shtetëror për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hysenin.*** Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, vizitojnë rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Gojbul te rreth-rrotullimi, për t’i parë nga afër punimet në këtë rrugë.*** Qeveria me kërkesë zyrtare, i kërkon kompanisë Apple të njohë kufijtë e Kosovës,*** Kryetar i shoqatës së Transportit Rrugor dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se sivjet numri i kosovarëve që kanë frekuentuar bregdetin shqiptar nuk është ai që do të duhej të ishte. Në Klan Kosova, ai ka thënë se shifrat për këtë vit janë rreth një milion qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri.*** Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë, të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Kosovës, “Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur,” tha Vuçiq, duke aluduar për Kosovën..***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, temperaturat të hënën do të lëvizin nga 13 deri në 27 gradë celcius,mundesi për të reshura dhe shkarkime rrufesh***covid-19 në Kosovë: total raste 7137, të sheruar, 3874.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *