Die. Pri 28th, 2024

Kjo është mosha e 26 viktimave nga Covid në Kosovë

By Rtv Arbëria Gus 31, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 26 viktima nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikave të publikuara nga kjo e fundit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në mesin e viktimave është një grua nga Gjilani nën 40 vjeç, 3 viktima, dy gra dhe një burrë janë të moshës 50-59 vjeçare, 10 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare, 4 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe 8 viktima janë mbi 80 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 1 mijë e 383 raste të reja të infektuara me COVID-19 nga testimi i 11 mijë e 472 mostrave.

995 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Edhe sot Prishtina ka regjistruar më së shumti raste të reja të infektuara me COVID-19, gjithsej 274.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *