Die. Pri 28th, 2024

Vitia njofton se gjatë shtatorit qytetarët mund të vaksinohen edhe gjatë të dielave

By Rtv Arbëria Gus 31, 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka quajtur ditë të rëndë sot pas raportimit të humbjes së 26 jetëve të qytetarëve si pasojë e COVID-19.

Ai tha se shumica e të vdekurve kanë qenë të pa vaksinuar, ndërsa 6 prej tyre të vaksinuar, por nuk dihet nëse kanë marrë dy dozat apo jo.

“Janë shumica të pa vaksinuar nga 26 pacientë, 6 pacientë të vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar, por nuk është specifikuar me një apo dy doza të gjithë me sëmundje shoqëruese”, tha Vitia.

Për njohjen e certifikatave të vaksinimit, Vitia tha se janë duke punuar që kjo të bëhet në ditët në vijim.

Lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës, Vitia tha se koncentrimi i tij është në menaxhim të pandemisë.

“Për sqarim, jam Arben Vitia i njëjti person edhe para viti 2013 edhe gjatë kohës kur kam qenë drejtor i Shëndetësisë, jam i njëjti Arben Vitia në kohë të ndryshme, nuk kam folur as apostrofuar garën time si kryetar, nuk kam bërë asnjë sekondë fushatë siç jeni dëshmitarë dhe i gjithë koncentrimi është në menaxhimin e pandemisë”, tha Vitia.

Ndërsa, nga shtatori ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar vaksinimi edhe gjatë të dielave.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *