Sht. Pri 27th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e mërkurë, 12.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 12, 2020

***Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar se brenda partisë ka pasur thirrje që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të Kosovës. Ardian Gjini, ka thënë se partia që drejton Ramush Haradinaj është kundër shkuarjes në zgjedhje të reja për shkak të pamundësisë për zgjedhjen e një presidenti të ri, prandaj ka thënë se nuk guxojnë ta përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës.***Në një prononcim për T7, të cilin Isa Mustafa e ka dhënë derisa ka qenë duke shkuar në Kuvendin e Kosovës, thotë se do të diskutojë me partnerët e tij edhe për inkuadrimin e PDK’së në Qeveri dhe se beson “se të gjithë çështjet janë të zgjidhshme***Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus.Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 163 pacientë.***3 viktima e 141 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri,jane shëruar 72 persona***Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se AKK do t’i monitorojë Klinikat Private të licencuara për kryerjen e testimeve SARS- CoV-2, që të evitohen devijimet e çmimeve.***.Banorët e fshatit Karaçevë të mërkuren kanë protestuar kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në këtë fshat. Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Karaçevë, Selver Lenjani tha se që nga vitit 2001 e deri më sot në territorin e Kosovës vazhdimisht kanë hyrë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe dhe patrullimi i fundit nuk ka ndodhur për herë të parë.Kritika për mospjesëmarrje në këtë protesta Lenjani ka adresuar edhe për kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati..***moti: të enjten parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 14c deri 28c.***covid-19 në Kosovë: total raste 10795.Të Shëruar: 6411, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *