Die. Pri 28th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e martë 11.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 11, 2020

***13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë e janë regjistruar edhe 171 të infektuar të rinj.Në 24 orët e fundit janë shëruar 190 persona,***KFOR-i ka rikonfirmuar përkushtimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë. Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Komanda Rajonale Lindje, koloneli Eric Riley u takua te marten me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati.***Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka raportuar sot para Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektligjet e ministrisë që ai drejton dhe gjendjen e institucioneve korrektuese gjatë pandemisë.Atij i është kërkuar që Komisioni për Legjislacion të kyçet në procesi ne Vetingut qysh në fillim dhe i njëjti të udhëheq këtë proces..***.Me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Arsimit, në të cilin është diskutuar për përgatitjet finale që po i bëjnë institucionet e vendit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.Kryeministri Hoti, me këtë rast, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta filluar sa më mbarë vitin e ri akademik, por gjithnjë duke i marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19***Komisioni Evropian ka ndarë të martën 100 milionë euro për Kosovën.Kushtet e politikave për këto 100 milionë euro nga programi mikro-financiar lidhen me forcimin e stabilitetit publik financiar, adresimin e papunësisë së të rinjve, përmirësimin e qeverisjes së mirë, dhe luftimin kundër korrupsionit..***moti: të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 16c deri 28c.***covid-19 në Kosovë: total raste 10590.Të Shëruar: 6248, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *