Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağrı Sakar.
“Së bashku diskutuam mbi marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe shprehëm gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.
Fokusi kryesor i takimit ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë dhe procesin në vazhdim. E njoftova ambasadorin me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme.
Në fund, e falenderova z. Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera”