Pre. Nën 1st, 2024

Zyrtarja franceze bën një pyetje: Pse s’po publikohet plani franko-gjerman?

Zyrtarja e lartë e Qeverisë së Francës, Lawrence Boone, ka deklaruar se propozimi i Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi është një “non-paper” dhe kjo është sipas saj, arsyeja se pse nuk po zbulohet përmbajtja.

Kështu u shpreh ajo sot në Shkup në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski,

“Një non-paper është një non-paper dhe përmbajtja e tij nuk zbulohet”, theksoi ajo, ndërsa u përgjigj në pyetjen e një gazetari nëse ai propozim mbështetet “bazuar në vendimin politik për të bombarduar Jugosllavinë apo në ligjin ndërkombëtar”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *