Mër. Maj 15th, 2024

Bislimi: Sot i kemi dërguar Lajçakut shkresë me 20 modalitete për targat

By Rtv Arbëria Nën 17, 2022

Kosova i ka dërguar sot një shkresë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën janë theksuar 20 modalitete për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat.Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

Bislimi tha se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike.

“Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modaliteti janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, tha ai në Tëvë 1.

Bislimi potencoi se Bashkimi Evropian është i interesuar që të mos ketë tensione në terren.Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, të hënën fillon gjobitja për targat ilegale.

Qeverisë Kurti i është kërkuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja që të shtyjë vendimin për targat si dhe të nisë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *