Sht. Maj 18th, 2024

A do të vazhdojë sërish konkursi për policë, flasin nga Policia e Kosovës

By Rtv Arbëria Shk 9, 2023

Sot është dita e fundit për aplikim në konkursin e Policisë së Kosovës për zyrtar policor në katër komunat në veri të vendit.

Nga Policia e Kosovës për Indeksonline kanë konfirmuar se konkursi përfundon nesër (10 shkurt) dhe nuk është paraparë që të vazhdojë më shumë.

“Me qëllim të dhënies së mundësive shtesë, sikurse edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit në këtë konkurse të hapur për komunitetet pakicë, deri me datën 10 shkurt 2023”.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë).

Shpallja e këtij konkursi u bë pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar automjetet me targa serbe në ato të Kosovës – RKS.

Sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë, sipas Policisë, do të informojnë me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen.

Kujtojmë që konkursi u hap në fillim të janarit 2023, kurse numri i aplikuesve deri më sot nuk është bërë i ditur.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *