Mar. Pri 30th, 2024

AAK: Kemi programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën

By Rtv Arbëria Nën 29, 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot kryetari Ramush Haradinaj, ka pritur në takime të ndara degën e AAK-së në Prishtinë dhe atë të Obiliqit.

Në këto takime është biseduar për situatën aktuale në vend si dhe për gjendjen e këtyre degëve të Aleancës .

Në njoftim thuhet se AAK-ja ofron programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën, e po ashtu edhe kuadro të përgjegjshme në punë, të guximshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e degëve të Prishtinës dhe Obiliqit.

Në takime është biseduar për situatën aktuale në vend si dhe për gjendjen organizative të Aleancës në këto degë.Kryetari Haradinaj ka falënderuar udhëheqjen e degëve të Prishtinës dhe Obiliqit, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *