Sht. Maj 4th, 2024

AAK prezanton 13 kandidatë për kryetarë komunash, Haradinaj e quan Kurtin mashtrues

By Rtv Arbëria Qer 29, 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrim.

Haradinaj ka thënë se Kurti me vite të tëra ka proklamuar sloganin “Jo Negociata Vetëvendosje”, ndërsa tani u fut në proces të dialogut pa e kthyer taksën dhe reciprocitetin.

Madje Haradinaj ka thënë se Kurti nuk po e di se ku e ka kokën duke u endur nëpër zyra të ish-pasuesve të Mogherinit.

Haradinaj: Kurti dhe qeveria e tij janë mashtruese

“Kur qëndruam ne me taksën e kur qëndruam me të gjitha temat që fitoi Kosova. E ne i morëm goditjet e duhura, çka bën të tjetër. Mashtruan qytetarin. Z.Kurti dhe qeveria e tij janë mashtruese. Ai është një mashtrues. Kur e kam thënë në Qeverinë e parë se ai është mashtrues, shumë prej njerëzve nuk më kanë kuptuar drejt. Ai e ka udhëheq Lëvizjen e vet, e i ka premtuar Kosovës Vetëvendosje e jo Negociata. Ai njeri është kthyer në negociata pa e kthyer taksën, pa e kthyer reciprocitetin. Nuk e din ku e ka kokën në zyrat e ish-pasueses së Mogherinit. Imagjinoni këtë”, tha ai.

Haradinaj e akuzoi kryeministrin Kurti edhe për nepotizëm, duke thënë se edhe në këtë pikë ka mashtruar qytetarët e vendit, pasi premtimi i tij ishte për luftim të nepotizmit dhe korrupsionit.

Këto komente Haradinaj i bëri në një takim me strukturat e partisë, me ç’rast edhe shpalosi programin për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor.

Haradinaj: Këshilli Drejtues iu ka dhënë besimin 13 kandidatëve

“Këshilli Drejtues iu ka dhënë besimin 13 prej tyre, jemi në proces për kandidatët tjerë. Do të garojmë në të gjitha komunat e Kosovës me kandidatë për kryetarë, me kandidatë për asamblistë. Shprehi falënderimin për secilin prej jush. Jemi fitues, nuk ka ma fitues se AAK në Kosovë. Pse? Sepse ne qëndruam çdo herë. Ne qëndruam edhe në përpjekje për liri, kur plotë tjerë nuk munden. Por edhe fituam, fitoi Kosova, e fituam lirinë”, tha ai.

Kreu i AAK-së, tha se në këto zgjedhje premtojnë barazi në punësim, shërbime të mira shëndetësore, arsim cilësor etj.

Haradinaj: Ne betohemi se do të qëndrojmë me qytetarin

“Ne betohemi se do të qëndrojmë me qytetarin, premtojmë barazi në punësim, premtojmë shërbime shëndetësore të duhura në kohë, në arsim, shërbime të tjera. Do të premtojmë kryetarin e qytetarëve. Kemi në AAK kryetarë të komunave që janë të qytetarëve dhe sot pa dallim partiak i përkrahin dhe ju besojnë. Dhe unë me të drejtë i them urime kryetarë të tashëm dhe të ardhshëm në komuna e juaj. Kemi kandidatë të tjerë që vijnë me hy në front me qëndrua me qytetarin dhe jam i bindur se keni me fituar”, tha ai.

Në këtë takim u prezantuan 13 kandidatë për kryetarë të komunave, të cilët edhe mbajtën edhe nga një fjalë rasti.

Këta janë kandidatët që tashmë AAK i ka zyrtarizuar:

Ardian Gjini – kandidat për Gjakovën

Agron Kuçi – kandidat për Junikun

Bali Muharremaj – kandidat për Suharekën

Bekë Berisha – kandidat për Istogun

Bashkim Ramosaj – kandidat për Deçanin

Besnik Tahiri – kandidat për Podujevën

Daut Haradinaj – kandidar për Prishtinën

Rrustem Berisha – kandidat për Pejë

Ismajl Latifi – kandidat për Rahovecin

Zenun Elezi – kandidat për Klinën

Faton Jakupi – kandidat për Kamenicë

Ali Krasniqi – kandidat për Obiliqin

Mensud Ademi – kandidat për Vushtrrinë

AAK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë në 13 komuna

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka zyrtarizuar 13 kandidatë për kryetarë komunash.

Sipas këtij subjekti politik, Këshilli Drejtues ka miratuar emrat e 14 kandidatëve, ndërsa në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë.

Këta janë emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryetar në 13 komuna të Kosovës:

Agron Kuçi, Junik

Ardian Gjini, Gjakovë

Ali Krasniqi, Obiliq

Bali Muharremaj, Suharekë

Bashkim Ramosaj, Deçan

Bekë Berisha, Istog

Besnik Tahiri, Podujevë

Daut Haradinaj, Prishtinë

Faton Jakupi, Kamenicë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *