Pre. Maj 3rd, 2024

Abdigjiku: Kurti dështoj të kapërceje veten

By Rtv Arbëria Sht 3, 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdigjiku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, refuzoj të takohej me krerët e SBASHK-UT. Ai tha se sot Kurti, dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi.

”Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë. Për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit tanë pa arrogancë e pa hezitim.

Postimi i plotë:

Të dialogosh do të thotë të bashkëbisedosh. Të dëgjosh tjetrin e të dëgjojë tjetri. Komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim. Nga gabimi në gabim!

Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit. Që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti.

Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura.

Qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë. Për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit tanë pa arrogancë e pa hezitim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *