Die. Pri 28th, 2024

Abdixhiku në vizitën më të rëndësishme: Udhëton drejt ShBA-ve më 14 nëntor – do të zhvillojë takime të një niveli shumë të lartë

By Rtv Arbëria Tet 31, 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në vizitën e tij më të rëndësishme deri tash jashtë vendit. Pse kjo ka rëndësi?

Burimet të Nacionale bëjnë me dije se Abdixhiku do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në një vizitë mjaft të rëndësishme për këtë parti opozitare.

Abdixhiku do të niset drejt ShBA-ve të hënën e 14 nëntorit, pra dy javë më vonë.

Kreu i LDK-së do të zhvillojë takime të një niveli shumë të lartë gjatë kësaj vizite, e cila është e para e tij në këtë cilësi.

Ai do të vizitojë Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh), që ditë më parë lëshoi një komunikatë ku shprehte “shqetësim e zhgënjim” për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Por, Abdixhiku do të zhvillojë takime shumë të rëndësishme edhe në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një vizitë tjetër Abdixhiku do t’i bëjë edhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), ndërkaq pjesë e agjendës pritet të jetë edhe takimi me institute kërkimore politike (think tanks).

Deri në këtë moment, LDK-ja nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me këtë informacion. Ndërkohë, nuk dihet as se cilët zyrtarë partiakë do ta shoqërojnë kryetarin e tyre drejt ShBA-ve.

Vlen të theksohet që në vizitën e tij të parë zyrtare drejt ShBA-ve në muajin maj të këtij viti, kryeministri Kurti kishte qëndruar gjatë por ishte kritikuar se nuk kishte zhvilluar takime të nivelit të lartë.

Ishte spekuluar për një takim të mundshëm me Zëvendës-Presidenten Kamala Harris, por megjithatë një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Kurti ishte takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në administratën e Joe Biden.

Kujtojmë se Abdixhiku e kishte refuzuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim sa i përket dialogut të Kosovës me Serbinë. Kjo ftesë për të, dhe dy liderët tjerë opozitarë, kishte ardhur pasi Kurti ishte takuar me përfaqësuesin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *