Sht. Kor 27th, 2024

Abdixhiku sot pritet në DASh

By Rtv Arbëria Nën15,2022

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Uashington delegacioni i LDK-së sot pritet të zhvillojë një takim në Departamamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas LDK-së, takimi i parë zyrtar i Kryetarit të LDK-së është me Asistent Zëvendës Sekretarin Gabriel Escobar.

Përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas dhe Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *