Sht. Kor 27th, 2024

Aeroporti i Prishtinës del me një njoftim për pasagjerët që udhëtojnë me “Lufthansa”

By Rtv Arbëria Kor26,2022

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim për pasagjerët të cilët udhëtojnë me kompaninë Lufthansa. Sipas tyre, stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

Njoftimi:

Së fundmi shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje. Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane.

Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.

Prandaj, lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *