Die. Kor 21st, 2024

Agjenda e takimit të qeverive Kosovë-Shqipëri

By Rtv Arbëria Qer19,2022

Nesër do të mbahet mbledhja e tetë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë.

Takimi do të mbahet mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama, si dhe kabineteve të Qeverive.

Në takim do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje mes dy palëve.

Agjenda është si në vijim:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *