Sht. Tet 5th, 2024

Ambasadori italian: Duhet moderim, Prishtina bën mirë me shtyerjen e masave

Italia mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe shtyn për një moderim të toneve dhe veprimeve nga të dyja palët. Këtë e ka përsëritur Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, në një prononcim për Agnencinë italiane të lajmeve “Nova” lidhur me tensionet e ndodhura dje mes dy Vendeve, për shkak të hyrjes në fuqi, të shtyrë më pas për një muaj, të dy masave të vendosura nga Qeveria e Prishtinës: regjistrimi i targave të makinave dhe dokumenteve të përkohshme për qytatarët e etnisë serbe.

De Riu thekson se, Italia e mirëpret “vendimin e Prishtinës për t’u dhënë qytetarëve serbo-kosovarë një periudhë më të gjatë kohore, më vetëdijen se masat në fjalë, siç theksoi edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë plotësisht legjitime sipas marrëveshjeve të mëhershme të Brukselit.”.

Po ashtu, Ambasadori thekson se, uron që autoritetet e Kosovës “të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u komunikuar qartë qytetarëve që banojnë në veri, procedurat e reja për hyrjen dhe daljen e njerëzve dhe automjeteve, duke siguruar një kohë të përshtatshme për zbatimin e tyre”. Njëherit thekson, “urojmë fort që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen me të vërtetë për të siguruar që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre përkatës të sigurohet në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, ku të dyja vendet dëshirojnë të bëhen pjesë”.

Në fund, Shefi i misionit diplomatik nënvizon nevojën për shtensionim, pasi në Kosovë “ pikërisht këto ditë arrin mesazhi i paqes përmes Sunny Hill Festival”, i programuar nga data 4 deri më 7 gusht me promivimin e këngëtares Dua Lipa, ku do të marrë pjesë edhe këngëtari italian, Mahmood. Nisma është bërë edhe me “mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashmte të Italisë dhe Ambasadës dhe me mijëra të rinj të ardhur nga Vendet e rajonit të Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës”, ​​përfundoi De Riu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *