Sht. Maj 18th, 2024

Arrestimi i Nagip Krasniqit, për nesër kërkohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

By Rtv Arbëria Pri 25, 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri njofton se ka dorëzuar kërkesën që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Siç thotë Tahiri, do të kërkojnë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, shkruan ai./Indeksonline/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *