Mar. Maj 7th, 2024

“Baci” po vjen në kryeqytet,

By Rtv Arbëria Pri 26, 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të kombit Adem Jashari.

Rama në Facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar Bekim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatorës së heroit Adem Jashari.

Ndërsa ka thënë se për kryeqytetin është privilegj, por dhe përgjegjësi, ta ketë shtatoren e Adem Jasharit.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin. Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të heroit të Kombit, Adem Jashari. Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *