Enj. Maj 9th, 2024

Barazoi me Dritën, Daja: Kemi mentalitet fituesi, nuk dorëzohemi kurrë

By Rtv Arbëria Pri 20, 2024

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se ndeshja e sotme e ekipet që drejton, përballë Dritës së Gjilanit, ishte e nivelit të një derbi.

“Këtu nuk dominoi askush. Loja ishte e barabartë nga të dy ekipet. Nuk jam i mendimit se njëra e dominoi tjetrën”, është shprehur Daja pas ndeshjes.

I pyetur nëse barazimi në minutën e fundit të ndeshjes e ka vlerën e një fitoreje për skuadrën nga Suhareka, Daja është përgjigjur: “E ka vlerën që djemtë nuk dorëzohen deri në fund”.

Ai ka thënë ndër të tjera se futbollistët e Ballkanit e kanë mentalitetin e fituesit dhe do ta vazhdojnë luftën për titull deri në fund të kampionatit.

Ballkani dhe Drita u ndan baras 2:2 në këtë ndeshje të xhiros të 30-të.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *