Hën. Qer 17th, 2024

BE konfirmon që Borrell do të ketë takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin

By Rtv Arbëria Nën20,2022

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe ai për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përmes njoftimit, BE-ja ka bërë të ditur se Borrell do të pret Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 08:00 në mëngjes në takime ndaras.

Më pas, sipas njoftimit, do të ketë takim trepalësh ku fokusi do të jetë te targat ilegale serbe dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në insititucione të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më pas, BE-ja njofton se do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *