Enj. Dhj 5th, 2024

Berisha: Të largohet ambasadori rus nga Tirana, të tërhiqet diplomati jonë nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së presidentit ukrainas në Kuvendin e Shqipërisë. Në një prononcim për mediat ai ka kërkuar që Shqipëria të largojë ambasadorin rus nga Tirana dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Rusinë si një dëshmi ndaj një qëndrimi të papajtueshëm ndaj një vendi të lirë. Shpreh solidaritetin tim më të madh për Ukrainën dhe popullin e saj”,-tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha ka kritikuar kryeministrin Rama për ftesën e bërë ndaj turistëve rusë. Ai ka kërkuar që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë.

“Ka qenë një vendim absurd shpallja e ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten. Kjo ishte një fyerje e rëndë”,-u shpreh Berisha.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *